“Energjia këtë verë”, Dua Lipa poston videon duke kërcyer vallen “Hajde luj qyqek”

Mesa duket, këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, në pushime që po bën në Shqipëri, nuk po shijon vetëm bregdetin e mrekullueshëm të Jonit, por edhe tingujt e muzikës tradicionale shqiptare.
Mbrëmjen e së premtes, Dua përpos disa fotove me mbishkrimin “energjia këtë verë”, ka ndarë për miliona ndjekësit e saj në rrjetet sociale edhe një video, ku shihet duke kërcyer me shami dhe me një gotë në kokë, këngën e famshme popullore “Hajde lujm qyqek”.
Kujtojmë se kjo është hera e tretë që këngëtarja viziton Jugun e Shqipërisë, ku fillimisht qëndroi disa ditë me familjen e saj, udhëtoi më pas në Greqi, dhe u rikthye sërish për t’ia prezantuar partnerit të saj Romain Gavras.
Padyshim, me këtë promovim që Dua po i bën Shqipërisë dhe traditave të saj tek afro 90 milion ndjekësit e saj virtualë, po kthehet në një nga ambasadoret më të rëndësishme të kulturës shqiptare kudo në botë.
Gazetare Ornela Ceka
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




