Erë me shpejtësi 170 km në orë, cikloni shkakton dëme të mëdha në Australi

Botë | 6 vite më parë

Stuhia tropikale Seroha në bregun perëndimor të Australisë shkatërroi një numër të madh shtëpish dhe mijëra familje mbetën pa energji elektrike.

Cikloni tropikal goditi brigjet e Australisë Perëndimore, në jug të qytetit turistik Kalbarri, me erë deri në 170 kilometra në orë, sipas zyrtarëve.

Rreth 70 për qind e banesave në qytetin Kalbarri, një qytet me 1.400 banorë, u dëmtuan, tha shefi i Shërbimit Zjarrfikës dhe të Urgjencës, Darren Klemm. Sipas tij, rreth 30 për qind e objekteve pësuan “dëme të konsiderueshme”.

Qytetet e tjera bregdetare pësuan më pak dëme. Ciklone të tilla të fuqishme janë të rralla në Australinë subtropikale.

I gjithë Kalbarri u godit nga cikloni, tha menaxheri lokal i shërbimit të urgjencës shtetërore, Steve Cable. U rrëzuan disa shtylla të energjisë dhe pemë, kurse një numër i madh i shtëpive mbetën pa çati.

Cikloni shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje toke në të cilat humbën jetën të paktën 174 njerëz dhe 48 të tjerë u zhdukën në Indonezi dhe Timorin Lindor javën e kaluar./RTK

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme