Erion Veliaj i bashkohet Parlamentit Global të Kryebashkiakëve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është bërë pjesë e Parlamentit Global të Kryebashkiakëve. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar nga GPM.
Ndërsa shpreh vlerësimet për këtë bashkëpunim, GPM thekson se edhe në të kaluarën, Veliaj ka marrë pjesë në Samitet Vjetore të GPM-së 2021 dhe 2022, si dhe në webinarët “Forcimi i Strategjisë së Qyteteve më të Sigurta duke iu përgjigjur COVID-19” dhe “Rimendimi i qytetit: si reagojnë kryebashkiakët ndaj nevojat e një qyteti post-COVID.”
Bashkia e Tiranës dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj janë dhe pjesë e Shoqatës së Qyteteve Evropiane të Eurocities, ndërkohë që këtë vit Tirana është dhe Kryeqyteti Europian i Rinisë.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




