Etapë e re për turizmin, Shqipëria promovohet edhe nga vendet e Amerikës së Jugut

Aktualitet | 3 vite më parë

Turizmi në Shqipëri po kalon në një etapë krejt të re ku tashmë prezantimi i bukurive të saj nuk po bëhet vetëm nga vendet e Europës edhe ato të Amerikës së Jugut, ku janë të shumtë turistët që e kanë vizituar dhe prehen se do të kthehen sërish.

Pas fluksit turistik të 2023, tashëm Shqipëria po kthehet në një nga destinacionet që rekomandohet edhe nga agjencitë e vendeve latine për qytetarët e tyre.

Kjo gjë u pa gjatë panairit ndërkombëtar “FITUR” në Madrid, ku Shqipëria turistike promovohej në pavionin e Amerikës së Jugut. Në listën e guidave turistike ishin vendet si Tirana, Berati, Kruja, Korça, Gjirokastra si dhe Alpet Shqiptare e plazhet e kristalta të jugut.

Disa nga qytetarët e vendeve latine u shprehën se e kanë pëlqyer shumë Shqipërinë dhe do të riktheheshin sërish.

“Shpresoj që Shqipëria të jetë udhëtimi i ardhshëm, pasi sa më shumë shoh nga ai vend, aq më shumë dua të shkoj dhe sidomos te malet e saj të mrekullueshme.”

“Dua të udhëtoj në Shqipër këtë verë për dy gjëra: njëra plazhet dhe tjetër zonat arkeologjike”.

“Ne u dashuruam nga udhëtimi në Shqipëri pasi kishte shumë vende të mrekullueshme me qytete si Berati. Na pëlqyen Alpet Shqiptare, ishin edhe pjesa ime e preferuar por edhe plazhet në jug. Ju rekomandojmë të vizitoni Shqipërinë.”

“Kam qenë në Shqipëri për 3 muaj si nomad dixhital dhe Shqipëria është bërë një nga vendet e mia të preferuara. Na pëlqeu natyra autentike dhe e egër e paprekur në veri por edhe ushqimi”, ishin disa nga deklaratat e qytetarëve në panairin “FITUR”.

Edhe kryeministri Edi Rama tha në podcastin e tij se prezantimi në stendat e Amerikës së Jugut shërben si kartëvizitë prestigjioze e prezantimit të Shqipërisë në botë dhe si motor zhvillimi ekonomik.

“Ne ishim në panairin e turizmit në Madrid. Në stendat, në ato hapësirat e Argjentinës, të Kilit ishin fotografi të Beratit, Ksamili”, tha Rama.

Viti 2023 shënoi fluksin më të lartë të turistëve të huaj në vendin tonë me 10.1 milionë vizitorë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme