Ethet afrikane/ Sëmundja rrit deri 40% çmimin e mishit të derrit në BE

Çmimi i mishit të derrit në Bashkimin Europian është rritur deri 40 për qind për shkak të rasteve të shtuara me sëmundjen e etheve afrikane.
Edhe në rajonin e Ballkanit pritet të vijë vala e shtrenjtimit të këtij produkti shtazor.
Këtë shqetësim raporton Serbia, sipas medies publike RTS, ku ekspertët kanë paralajmëruar edhe mungesa e çmime më të larta, duke nisur nga vjeshta.
Vendi ballkanik mësohet se ka importuar të njëjtën sasi kafshësh të gjalla krahasuar me vitin e kaluar, por kundrejt një çmimi 45 për qind më të lartë.
“Pavarësisht faktit se janë shtuar kostot e rritjes së derrave, dhe prodhimi në vetvete po bëhet më i shtrenjtë, ata që e shesin këtë lloj mishi e kanë parasysh fuqinë blerëse në treg dhe sa do ta rrisin çmimin. Ne presim që të ketë rritje, por në një nivel të arsyeshëm, për shkak se kemi pasur një rënie të fuqisë blerëse në gjashtë muajt e fundit,” shpjegon Bojan Stanic, zyrtar i Dhomën Serbe të Tregtisë.
Ministria serbe e Bujqësisë përllogarit rreth 2,5 milionë krerë derra në vend, por më pak se 900 mijë janë të regjistruara.
Serbia ka skartuar rreth 31,500 krerë derra për shkak të infeksionit nga ethet afrikane. /RTS
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




