Euro 2025 në RTSH/ Për Gjermani-Spanjë në Zyrih priten 10.000 mijë tifozë gjermanë

Gjysmëfinalja e Euro 2025 do të jetë një tjetër ndeshje “në shtëpi” për kombëtaren e futbollit për femra të Gjermanisë. Siç dihet sot dy herë kampionet e Botës luajnë për një vend në finalen e madhe ku i pret Anglia.
Ndeshja përballë Spanjës, e cila vjen për publikun shqiptar nëpërmjet rrjetit të Radio Televizionit Shqiptar, do të luhet nëë kushte të pabarabarta, të paktën në shkallët e stadiumit ku priten rreth 10.000 mijë tifozë gjermanë.
Tifozët gjermanë në Zvicër kanë qenë një faktor në këtë turne pasi në Bazel, në takimin mes Gjermanisë dhe Danimarkës, ishin prezent plot 17.000 mijë mështetës në stolat e impiantit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




