Euro zbret në nivelin e 115.18 lekëve

Ditet e fundit monedha europiane ka njohur një zhvlerësim të ri në raport me monedhën shqiptare lek. Niveli i këmbimit ka zbritur në 1 euro – 115.18 lekë.
Luhatjet e kursit të këmbimit ndikojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në arkat e eksportueseve shqiptare si dhe tek punëmarrësit të cilët paguhen në euro.
Por cilët janë aspektet kryesore të cilat po ndikojnë në zhvlerësimin e monedhes europiane?
Specialistët mendojnë se energjia, remitancat dhe ndërhyrjet e Bankës Qëndrore Europiane janë ndër arsyet kryesore të zhvlerësimit të monedhes europiane.
Zhvlerësimi i euros në këto nivele pritet të ketë ndikime është tek qytetarët kredipagues.
Të fituar janë ata qytetarë të cilët kreditë e tyre i kanë marrë në euro, por pagën e marrin në lekë.
E kundërta dalin me humbje.
Sipas ekspertëve situata ka edhe një efekt psikologjik tek qytetarët. Tendenca është që në të ardhmen qytetarët të pozicionohen më shumë në monedhën vendase dhe të hedhin në treg valutën e huaj.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




