Europol shkatërron bandën e drogës në Gjermani dhe në Belgjikë, në pranga 17 shqiptarë

Europol ka vënë në pranga 17 shqiptarë, pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. Në njoftimin e Europl bëhet me dije se operacioni u zhvillua në Gjermani dhe Belgjikë, ndërsa organizata kriminal e kishte shtrirë aktivitetin në të gjithë Europën. 15 prej shqiptarëve u arrestuan në Belgjikë, ndërsa 2 të tjerët në Gjermani.
Ata u arrestuan në flagrancë, teksa droga po kontrabandohej në kontejnerë në Belgjikë, përpara se të transferohej në Gjermani dhe më pas do të shpërndahej në të gjithë Evropën.
Në këtë opracion morën pjesë rreth 300 forca policie.
Policia sekuestroi një plantacion kanabisi, 15 kilogramë kanabis, 3 kilogramë drogë sintetike dhe 3 kilogramë kokainë, 13 automjete, shumica të pajisura me ndarje profesionale të fshehura, 3 armë zjarri dhe mbi 700 000 euro.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




