Eurostat: Shqipëria, Serbia dhe Hungaria me çmimin më të lirë të bukës në Europë

Ekonomi | 3 vite më parë

Të dhënat e publikuara së fundmi nga Eurostat për prodhimin dhe shitjen e bukës së freskët në Europë, bëjnë të ditur se përgjatë viteve 2021 dhe 2022 vlera e saj është rritur ndjeshëm me 13% dhe me 6%.

Në 2022, Italia rezultoi vendi me çmimin më të lartë, mbi 3,3 euro/kg. 

Ndërkohë në Shqipëri, Hungari dhe Serbi, çmimet për një njësi të shitur ishte rreth 81 cent/kg. 

Ekspertët flasin për një sërë komponentësh që përcaktojnë çmimin aktual për njësi buke të freskët në Shqipëri.

Sipas tyre, kryesoret janë çmimi i miellit, fuqia punëtore dhe teknologjia e prodhimit.

Por pyetjes nëse kemi sot një prodhim të garantuar në furrat e bukës, ekspertët thonë se ato janë brenda standardit të lejuar ISO.

Për sa i përket manipulimeve me gramaturën e bukës së freskët, ekspertët thonë se duhen kontrolle më të rrepta për të garantuar peshën e produktit final.

Gazetar: Omer Saraçi

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme