Eurovision 2023/Nis votimi për garën drejt finales

Yjet shqiptarë, Albina dhe Familja Kelmendi u ngjitën në skenën e madhe të Eurovision Song Contest 2023, me “Duje”, kënga përfaqësuese e këtij viti.
Pas 16 këngëve nga gjysmëfinalja e dytë, hapet votimi. Që Shqipëria të kalojë në finale duhet mbështetja e shqiptarëve përmes votave nga diaspora, nga shtetet që kanë të drejtë të votojnë.

Votimi filloi! Shqiptarët kudo ku janë i ftojmë të votojnë këngën përfaqesuese “Duje” nga Albina dhe Familja Kelmendi me numrin 14.
Këtë ngjarje muzikore të ndjekur në të gjithë Europën dhe me gjerë mund ta ndiqni në një transmetim ekskluziv në RTSH1, Radio Tirana 1 dhe RTSH Muzikë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




