Everton në telashe, klubi anglez rrezikon një tjetër penalizim

Angli | 3 vite më parë

Duket se problemet nuk kanë të sosur për Evertonin. Klubi anglez u penalizua me -10 pikë në mes të nëntorit nga Federata angleze sepse kishte shkelur rregullat e “fair-play”-it financiar, veçanërisht për shkeljen e “rregullave të fitimit dhe qëndrueshmërisë”, pas referimit të bërë në mars.

Sipas “The Athletic”, sot Everton pret të njoftohet nga enti rregullator i Premier Ligës se kanë kryer të njëjtën shkelje në periudhën trevjeçare që përfundon në qershor 2023. I njëjti fat pret edhe Nottingham Forest .

Everton ka apeluar dënimin e parë dhe ka deklaruar se ky nuk është një vendim i drejtë, sidomos kur ka klube të tjera (duke iu referuar Manchester City) që kanë bërë shumë më tepër shkelje.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme