F1 Aston Martin, Stroll: Vettel ose Lance mund të fitojnë titullin

Formula 1 | 6 vite më parë

“Formula 1 kërkon vite për të fituar: nuk është diçka që e fiton brenda natës. Por e shoh realiste të mendoj se njëri nga Seb dhe Lance mund të fitojë titullin”. Laërence Stroll, pronari i Aston Martin, nuk fshihet dhe vendos objektivat e ekipit britanik.

Miliarderi kanadez është i bindur se ai do të ketë sukses: “Unë dua të vazhdoj në rrugën e sezonit të kaluar, ndoshta duke u nisur më fuqishëm”, fjalët e Stroll për BBC. “Ne morëm disa podiume dhe një fitore. Unë do të doja që, në vitin 2021, të rrisja numrin e podiumeve, pse jo dhe të fitoreve”.

Aston Martin, i lindur nga Racing Point, rikthehet në pistë pas 60 vitesh: “Qëllimi im me këtë, si me të gjithë kompanitë e tjera që kam në pronësi, është të fitoj. Një nga mënyrat se si ne do të bëhemi kampionë të botës është që t’i bëjmë fëmijët e mi të mendojnë dhe të veprojnë sikur të jemi tashmë. Dhe një nga mënyrat është të sjellësh këtu një pilot që është shpallur katër herë kampion bote”.

Stroll mbështetet shumë te ish-piloti i Ferrarit: “Vettel kishte një makinë që e kishte të vështirë për ta drejtuar dhe që nuk i përshtatej stilit të tij të pilotimit. Por ai është një kampion i shumëfishtë. Nuk mendoj se ai harroi se si të ngiste makinën. Unë mendoj se ai do të bëjë një punë fantastike me ne, sepse është më i motivuar se kurrë”.

Por pronari i ekipit britanik gjithashtu mbështetet shumë te djali i tij: “Performancat e tij në pistë vitin e kaluar ishin mbresëlënëse: Aston Martin mund t’i japë shansin për t’u bërë kampion bote”, përfundon Stroll.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme