F1, Verstappen: Alonso është më i vëmendshëm ndaj detajeve sesa

Formula 1 | 3 vite më parë

Max Verstappen vazhdon të dominojë këtë sezon të Formula 1 pa sfidë në bordin e tij të Red Bull dhe duket se nuk ka asnjë rival të aftë për të mbajtur hapin me të, për të mbajtur të hapur Kampionatin Botëror. Holandezi, megjithatë, nuk e ka fshehur kurrë admirimin e tij për disa nga kolegët e tij, mbi të gjitha dy herë kampionin e botës Fernando Alonso, i cili po bën diçka të pabesueshme edhe këtë vit me Aston Martinin e tij. Sipas Verstappen, spanjolli ka aftësi natyrale, të cilat e bëjnë atë superior edhe ndaj Lewis Hamilton.

Dy herë kampioni i botës në Formula 1, Max Verstappen, gjatë një interviste për Sunday Times, shprehu mendimin e tij për Fernando Alonson dhe Leëis Hamilton. “Për mendimin tim, të kesh një kapacitet shtesë është një avantazh i madh dhe vetëm pak pilotë e kanë atë. Një nga këta është padyshim Fernando Alonso, mund ta dalloni nga mënyra se si punon në makinë, nga mënyra se si u kushton vëmendje gjërave të vogla. Ai vazhdon të ecë deri në kufi, por edhe të mendojë për gjëra të tjera. Në këtë aspekt, Hamilton nuk është në të njëjtin nivel me Alonson”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme