FA Cup: Chelsea dhe Leicester fluturojnë në gjysmëfinale

Angli | 6 vite më parë

Pas Southampton dhe Manchester City, janë Chelsea dhe Leicester dy gjysmëfinalistët e tjerë të FA Cup. Në çerekfinale, Blutë vuajnë shumë, porn ë fund arrijnë të mundin 2-0 Sheffield United: autogoli i Norëood (24 ‘) dhe goli Ziyech(90’) vendosën fatin e kësaj sfide.

 Nga ana tjetër, ndeshja e madhe kundër Manchester United shkon për Leicester: Foxes fitojnë 3-1, me gola të Iheanacho (24 ‘dhe 78’) dhe Tielemans (52 ‘), moment 1-1 nga Greenëood është i padobishme (38’).

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, pas fitores kundër Sheffield United, tha: “Jam I gëzuar që mund të them se kemi arritur në gjysmëfinale, por ishte një lojë e vështirë. Kemi pasur një pjesë të parë të mire, në të cilën kemi kontrolluar ndeshjen. Në pjesën e dytë kjo nuk ndodhi, ne ishim qartësisht të lodhur”.

“Pas 14 ndeshjeve radhazi është normale të jemi të lodhur dhe kemi bërë shumë gabime. Ne ishim me fat që mbajtëm portën të pastër në pjesën e dytë. E rëndësishme ishte të fitonim. Ky ishte objektivi dhe ne e arritëm atë. Sa keq për atë mundësi të madhe të humbur me Christian Pulisic, ne mund ta kishim mbyllur ndeshjen më herët”.

“Ne kemi bërë shumë gabime dhe kemi humbur duele të shumta. Në trajnim kishte pak mungesë përqendrimi. Ndonjëherë mund të ndodhë, bëhet gjithnjë e më e vështirë për të ruajtur nivelin e lartë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme