Facebook-u premton 1 miliard dollarë investime për gazetarinë

Sociale | 6 vite më parë

Kompania Facebook premtoi të mërkurën se do të investojë të paktën 1 miliard dollarë në mbështetje të gazetarisë, gjatë tre viteve të ardhshme, ndërsa gjigandi i medias sociale mbrojti qëndrimin ndaj një mosmarrëveshjeje me Australinë lidhur me pagesat për organizatat e mediave.

Platforma e mediave sociale u kritikua, pasi hoqi faqet e mediave për përdoruesit australianë, si dhe i pengoi ata të ndanin përmbajtjen e lajmeve, në vend që të pranonte zbatimin e ligjit të propozuar. Zoti Clegg argumenton në postimin e tij, se në zemër të polemikave është një keqkuptim në lidhje me marrëdhëniet midis Facebook-ut dhe botuesve të lajmeve. “Botuesit e lajmeve ndajnë artikujt e tyre në rrjetin social ose i bëjnë ato të disponueshme për përdoruesit e Facebook-ut për t’i ndarë me veçori të tilla si hallka të krijuara për të të çuar në faqet e tyre të internetit”, vuri në dukje zotiClegg.

Facebook-u ndihmoi në dhënien e gati 5.1 miliardë “referimeve falas” tek botuesit australianë të lajmeve vitin e kaluar, që vlerësohen sipas zotit Clegg të kapin shifrën e 407 milionë dollarë australianë në fitime për botuesit. “Pohimet – e përsëritura gjerësisht ditët e fundit – se Facebook vjedh ose merr informacione origjinale lajmesh për përfitimin e tij ishin dhe mbeten gjithmonë të rreme,” tha zoti Clegg. “Ne as nuk marrim dhe as nuk kërkojmë informacione lajmesh për të cilat na u kërkua të paguanim një çmim potencialisht të lartë.”

Zoti Clegg tha se për të qënë në përputhje me ligjin, siç ai kishte propozuar fillimisht në Australi, “Facebook-u do të ishte i detyruar të paguante shuma potencialisht të pakufizuara parash për konglomeratët e mediave shumëkombëshe nën një sistem arbitrazhi, që e përshkruan qëllimisht në mënyrë të gabuar marrëdhënien midis botuesve të lajmeve dhe Facebook-ut”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme