Familjet e pengjeve izraelite që mbahen nga Hamasi revoltohen me Netanjahun

Sulmet vdekjeprurëse të Hamasit të 7 tetorit, bëri bashkë gjithë Izraelin, i tronditur prej kësaj goditje.
Katër muaj pas luftës dhe me shpresat për një marrëveshje të re për kthimin e pengjeve izraelitë nga Gaza duken ende me pikëpyetje!
Shumë prej izraelitëve, përfshirë familjet e pengjeve që mbahen ende nga Hamasi, e kanë drejtuar zemërimin e tyre ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili hodhi poshtë kushtet e një armëpushimi dhe marrëveshjen e pengjeve të paraqitura nga Hamasi në terma të drejtpërdrejtë.
Të mbijetuarit e sulmit terrorist të 7 tetorit dhe familjet e pengjeve ishin të zemëruar me mohimin pa kompromis të një marrëveshjeje që – në fund të fundit – mund të kishte rezultuar në kthimin e të gjithë pengjeve të mbetura në Gaza.
Adina Moshe, 72 vjeç, e cila u lirua gjatë një marrëveshje armëpushimi të rënë dakord në nëntor, ishte në mesin e pesë ish pengjeve që folën kundër Netanyahut të mërkurën.
“Zoti Netanyahu, po ju drejtohem juve, gjithçka është në duart tuaja. Ju jeni i vetmi. Dhe kam shumë frikë se nëse vazhdoni rrugën që keni nisur, shkatërrimin e Hamasit, nuk do të ketë asnjë peng për t’u liruar”, tha Moshe në një konferencë shtypi për Forumin e Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




