Familjet me ndihmë ekonomike, për çdo fëmije në shkollë 300 lekë shtesë

Sociale | 6 vite më parë

Për vitin 2021 në fokus të bashkisë Gjirokastër janë edhe shtresat në nevoj. Familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike , për cdo fëmij që frekuenton sistemin 9 vjecar ,për secilin prej tyre do të përfitojnë 300 lekë të rinj. Përvec kësaj, gjithashtu edhe për cdo  vaksin të bërë do të marrin një shtesë prej 100 lekësh.Kjo i shtohet vlerës së ndihmës ekonomike cdo muaj . Këtë e bën me dije drejtoresha e shërbimit social në bashki Albana Allushi, teksa thotë se këto familje duhet të paraqesin dokumentacionin përkatës pranë zyrës së ndihmës ekonomike .

“Në Fokusin tonë për tju ardhur në ndihmë , janë edhe ato familje që kanë fëmij si në qytet ashtu edhe në njësitë administrative . Për cdo fëmijë që frekuenton sistemin arsimor 9 vjecar ,familjet e tyre duhet të paraqesin dokumentacionin përkatës pranë zyrës tonë . Këto famile për cdo fëmij që kanë do të marrin nga 300 leke dhe 100 lekë për cdo vaksinë “ .

Në muajn Janar me ndihmë ekonomike nga bashkia u trajtuan 26 familje.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme