FAO: Mbështetje për rimëkëmbjen nga tërmeti në sektorin e bujqësisë

Ekonomi | 4 vite më parë

FAO për tre vitet e ardhshme po ofron ndihmë në rikuperim dhe rindërtim për fermerët e vegjël në Shqipëri, të prekur nga tërmeti i vitit 2019. I zbatuar me mbështetjen financiare të qeverive të Mbretërisë së Holandës dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, projekti “Mbështetje për rikuperimin ndaj tërmetit përmes Fondit të OKB-së për përshpejtimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”, synon të rrisë qëndrueshmërinë e jetesës së bazuar në bujqësi të komuniteteve  të goditura nga tërmeti dhe për të rivendosur prodhimin bujqësor në gjashtë bashkitë e prekura, Durrës, Krujë, Kurbin, Lezhë, Shijak dhe Tiranë.

Që nga fillimi i tij, ky projekt ka përmirësuar jetën e 108 personave vulnerabël që jetojnë në kufi të varfërisë në zonat rurale.

Tridhjetë e gjashtë fermerë u zgjodhën për të marrë grante për të rivendosur prodhimin e tyre bujqësor dhe për të rritur produktivitetin e fermave të tyre me nëntëdhjetë e pesë për qind të mbështetjes së ndarë për sektorin e blegtorisë, si më i prekur nga tërmeti.

Ata morën transferta parash për të blerë bagëti, pajisje bujqësore dhe makineri. FAO gjithashtu ofroi trajnime për fermerët për të menaxhuar dhe forcuar më mirë fermat dhe agrobiznesin e tyre.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme