“Far west” në Milano, Sainz-it i vjedhin orën gjysëm mln euro

Pas vendit të tretë në Monza, rezultat për të cilin u mundua shumë që ta ruante Carlos Sainz-it i është dashur që të shpenzojë energji të tjera për të rikuperuar orën e tij të personalizuar.
Sipas njoftimit të policisë të qytetit të Milano-s, piloti i Ferrari-t ka qenë në qendër të një episodi aspak të këndshëm. Në oren 20:30 të mbrëmjes së djeshme ai është ndaluar nga tre të rinj nga Maroku me preteksin se donin një autograf. Por shumë shpejt spanjolli kuptoi se ishte viktikma e një vjedhjeje në qendër të Milano-s (gjithçka ndodhi në rrugën Manzoni, fare pranë hotel “Armani”-t). Tre hajdutët i hoqën nga dora një orë që vlen 500 mijë euro (Richard Mille modeli «Alexander Zverev»), por Sainz nuk u dorëzua dhe së bashku me disa kalimtarë dhe stafin e tij të bashkëpunëtorëve u vendosën në ndjekje të keqbërësve.
Në fillim Sainz së bashku me menaxherin e tij, Carlos Onoro, ndoqën me veturën e këtij të fundit tre keqbërësit. Pas disa metrash në veturë çifti vendosi që të ndahej dhe të ndryshonte strategji. Kështu Sainz bllokoi njërin nga marokenët në rrugën “Pietro Verri”. Menaxheri bllokoi tjetrin në rrugën “Spiga”. I fundit u bllokua nga një tjetër person i stafit të Sainz.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




