“Farsa është në ditët e fundit”, Rama: Thaçi do të triumfojë me forcën e të vërtetës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë teksa procesi gjyqësor ndodhet në ditët e fundit.
Teksa e cilëson situatën si një “farsë” në ditët e fundit, kryeministri shprehet se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të triumfojë përmes së vërtetës së tij.
“Farsa është në ditët e fundit dhe gjithçka pret njeriu nga autorët e saj, por siç e ka thënë vetë Hashimi, lirinë nuk ia merr dot askush, askund, e ashtu siç Kosova triumfoi duke besuar te liria edhe kur s’kishte askënd e asgjë përpos etjes së vet për liri, ashtu do të triumfojë edhe Hashim Thaçi me forcën e të vërtetës së tij, të cilën vitet e burgut veç e kanë bërë më të madhe bashkë me mbështetjen e krejt shqiptarisë’, shkruan Rama.
Sot në Prishtinë mbahet “Marshi për liri” në mbështetje të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e Kadri Veselit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




