Fasulja e Kreshpanit ende e paçertifikuar për në tregjet e huaja

Mungesa e tregut të shitjes ka bërë që fermerët e fshatit Kreshpan në bashkinë e Maliqit, të ulin ndjeshëm sipërfaqet e mbjella me fasulen kokërrmadhe, i njohur si produkt autokton i zonës në tregun e brendshëm dhe atë jashtëm.
Banorët e fshatit thonë se pak vite më parë një grup ekspertësh të BE-së, pasi kanë studiuar zonën dhe prodhimin e fasules kanë dalë në përfundimin se ajo i plotëson të gjitha kushtet për t’u tregtuar në tregjet e Bashkimit Europian. Ekspertët kanë siguruar një linjë të veçantë për kalibrimin, strandardizimin dhe ambalazhimin e këtij prodhimi.
Fermerët thonë se në fshatin Kreshpan kanë mbetur pa dalë në treg më shumë se 11 ton fasule. Ata janë në pritje të certifikimit të këtij produkti autokton. Fermerët thonë se fasulja e Kreshpanit mund të jetë produkt i kërkuar në tregjet rajonale dhe europiane. Sipas fermerëve çerifikimi i prodhimit do të bëjë të mundur gjetjen e tregut të sigurt dhe shtimin e sipërfaqeve të mbjella me këtë kulturë.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




