Fëmijët me aftësi ndryshe në Berat, shesin punimet vetjake artizanale për turistët

Sociale | 3 vite më parë

Edhe pse ndryshe nga gjithë të tjerët dhe me probleme të shumta të shëndetit mendor, fëmijët me aftësi ndryshe të qendrës “Lira” në Berat, i kanë duart e arta.

Të gjithë së bashku ata kanë krijuar kartolina të veçanta për turistët e huaj dhe vizitorët vendas të Kalasë së qytetit, ku ata pozicionohen për t’i shitur ato.

Edhe pse nuk dinë të flasin mirë, me dy fjalët anglisht që kanë mësuar “Ok” dhe “Yes”, ata u tregojnë turistëve punimet e tyre, të cilat i mbajnë në duar për t’i shitur me 200 lekë copën.

Shumë të kënaqur nga kartolinat që kanë bërë Gili dhe Eni Prifti përpiqen të tregojnë për kameran se i shesin këto kartolina për të siguruar lekë dhe për të bërë pushime.

Psikologët e qendrës thonë se ky është viti i tetë që ata vijnë në Kalanë e qytetit të Beratit për të promovuar punën që bëjnë këta fëmijë me aftësi të kufizuar të qendrës.

Këto shërbime dhe aktivitete jashtë qendrës ata i mbulojnë me shpenzimet e tyre ndërsa gjithçka tjetër, që nga akomodimi, veshmbathjet, ushqimi e të tjerë mbulohen nga bashkia e Beratit.

Qendra “Lira”, ku akomodohen persona me aftësi ndryshe, e ka nisur aktivitetin e saj që në vitin 2007. Kjo qendër strehon prej 16-vitesh 18 persona me aftësi ndryshe.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme