Fermeri lë emigrimin, Tomorri: Zgjerimi i fabrikës së qumështin ka punësuar edhe fermerë të zonës

Sociale | 4 vite më parë

Fermeri, Syrja Tomorri nga Velmishi largohet nga emigrimi për të ngritur një biznes familjar. Sipas Tomorrit me zgjerimin e fabrikës së qumështin ai ka punësuar familjarët por edhe 14 punonjës të rinj.

60 vjeçari, Syrja Tomorri  nga Velmishi e ka nisur rrugëtimin duke mbledhur qumështin ndërsa tani ai ka një fabrikë moderne përpunimi. Pasi u kthye nga emigrimi në Greqi në vitin 2000 e nisi këtë aktivitet me iniciativën e bashkëshortes.

Qëllimi i fermerit nga Velmishi ishte të mos largohej nga Shqipëria por  të siguronte punësim jo vetëm për vete por edhe për të rinjtë e kësaj zone.

-“E nisa fillimisht me një biroce me një kalë ,që edhe atë e mora borxh tek një i afërm. Ngritëm një barake me llamarina  ku kryenim përpunimin e qumështit dhe më pas e shpërndaja me autobusë në disa qytete të Shqipërisë” .  

Me kalimin e viteve Tomorri së bashku me familjen e tij arriti të zgjerojë  aktivitetin ku ka punësuar edhe 14 punonjës.

“Me kalimin e viteve dhe vështirësive arrita ta zmadhoja aktivitetin derisa sot me të ardhurat e fituara në gati 20 vjet dhe me një kredi nga banka arrita të ndërtoj këtë fabrikë qumështi moderne  ku kam punësuar 14 punonjës me paga të kënaqshme dhe të siguruar. Sot jam i kënaqur pasi prodhimet tona e kanë të siguruar tregun e shitjes. Për të zgjeruar aktivitetin sivjet kam aplikuar edhe për të përfituar nga skemat mbështetëse. Çmimi i shitjes së qumështit është rritur dhe po kështu është rritur edhe interesi i blegtorëve për të rritur numrin e krerëve në bagëti duke krijuar edhe mini kooperativa” .

Kjo është një fabrike moderne në zonën e Velmishit në Roskovec ndërkohë Syrja Tomorri synon që në të ardhmen të rritë kapacitetet e kësaj fabrike duke punësuar edhe më shumë të rinj me qëllimin që mos të emigrojnë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme