Ferrari bën gati super kontratën për Hamilton

Mediat britanike janë të bindura se Ferrari e ka seriozisht me Lewis Hamilton. “Kokëkuqja” e Maranello-s ka përgatitur një kontratë për 7 herë kampionin e Botës.
“Daily Mail” tregon se për të mundësuar këtë transferim ëndrrash po punon vetë presidenti i Ferrari-t, John Elkan. Në Itali ka optimizëm në këtë drejtim pasi britaniku është në muajt e fundit të kontratës me Mercedes. Edhe pse në publik numri një i skuderisë gjermane, Toto Wolf, ka lënë të kuptohet se rinovimi është një formalitet asgjë nuk është konkretizuar.
Në këtë pikë shpreson Ferrari, e cila është gati të ofrojë deri në 40 milionë paund (rreth 43 milionë euro) në vit për shërbimet e 38-vjeçarit. Sipas “Daily Mail”, Ferrari është gati të largojë Leclerc nëse Hamiton do të pranonte planin e “kokëkuqes”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




