Ferrari merr “pole” në Monza

Carlos Sainz merr “pole” në Monza. Vetëm 13 të mijëtat bënë diferencën mes kohës të dhënë nga piloti spanjoll i Ferrari-t dhe asaj të regjistruar nga kampioni në fuqi Max Verstappen me Red Bull.
Kualifikueset e sotme për Çmimin e Madh të Monza-s u ndoqën me mjaft interes nga tifozët vendas të cilët ishin të shumtë në numër në pistën legjendare italiane.
Në vendin e tretë përfundoi piloti tjetër i Ferrari-t, Leclerc. Gara do të transmetohet të dielën në RTSH Sport duke nisur nga ora 15:00.
10 vendet e para
1.Carlos Sainz (Ferrari): 1.20.294
2. Max Verstappen (Red Bull): +0.013
3. Charles Leclerc (Ferrari): +0.067
4. George Russell (Mercedes): +0.377
5. Sergio Perez (Red Bull): +0.394
6. Alexander Albon (Williams): +0.466
7. Oscar Piastri (McLaren): +0.491
8. Lewis Hamilton (Mercedes): +0.526
9. Lando Norris (McLaren): +0.685
10. Fernando Alonso (Aston Martin): +1.123
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




