Ferrari, rekord negativ pikësh në F1

Formula 1 | 4 vite më parë

Fillimi i sezonit të ri në F1 është shqetësues për Ferrarin. Euforia e prezantimit të SF-23 zgjati shumë pak, dhe u zhduk që në xhirot e para në garën e parë në Bahrein. Në fakt, që nga fundjava e Sakhirit janë shfaqur probleme të shumta për një skuadër që nuk i ka përmbushur pritshmëritë deri më tani, me rrethana rënduese të problemit që i ndodhi Charles Leclerc pikërisht në debutimin e tij, me një penallti që kushtëzoi garën e radhës në Arabi.

Ndërkohë, pavarësisht vështirësive të një makine që nuk ka arritur të shqetësojë asnjëherë Red Bull-in dhe Aston Martinin, Carlos Sainz ka arritur të grumbullojë të paktën njëzet pikë. Më në fund, në Melburn, vjen një zero e dyfishtë pikësh, e para për këtë sezon. Filloi me gabimin e Leclerc që doli nga pista që në nisje të garës dhe më pas penalltia që e la Sainz pa pikë. Pra, situata e përgjithshme është rekord, por negativ.

Ferrari nuk ka pasur kurrë kaq pak pikë pas tri garave që nga futja e sistemit aktual të pikëve, pra që nga viti 2010. Skuadra e kuqe ka 26 pikë, një më pak se ai që njihet si “viti i tmerrshëm” në kohët e fundit. Historia më e keqe e skuadrës së Maranellos është ajo e vitit 2020, që e mbylli konkurrimin me vendin e gjashtë poshtërues në renditjen përfundimtare të konstruktorëve.

 Tani, situata nuk duket absolutisht aq serioze sa ishte tre vjet më parë, por sigurisht që do të jetë e nevojshme të zbatohet një kthesë vendimtare, duke filluar nga takimi i radhës në Baku.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme