Ferrari, Sainz i qetëson të gjithë: Grabitja, thjesht një episod

Një ditë e turbullt e diela për pilotin e Ferrarit, Carlos Sainz, i cili pasi u ngjit në shkallën e tretë të podiumit në Çmimin e Madh të Italisë në Formula 1, ishte gjithashtu një protagonist jashtë pistës përkundër vetvetes. Në fakt, sapo mbaroi gara në Monza, spanjolli shkoi në Milano për të darkuar dhe më pas për të pushuar në hotel, por mbeti viktimë e një tentative grabitjeje nga tre persona. Sainz i ndoqi hajdutët, të cilët më pas u arrestuan menjëherë nga policia.
“Siç e dinë tashmë shumë prej jush, patëm një episod të hidhur dje në Milano. Më e rëndësishmja është se të gjithë jemi mirë dhe se kjo do të mbahet mend vetëm si një histori fatkeqe. Faleminderit të gjithë njerëzve që na ndihmuan dje, faleminderit policia e Milanos për reagimin shumë të shpejtë dhe faleminderit për të gjitha mesazhet tuaja”. Kjo është deklaratat e pilotit të Ferrarit, Carlos Sainz, i cili ka dashur të qetësojë të gjithë fansat pas tentativës për grabitje të pësuar mbrëmjen e djeshme në Milano.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




