Ferrari, Vettel për talentin e Leclerc: I papërshkrueshëm

Formula 1 | 4 vite më parë

Marrëdhënia e krijuar mes Sebastian Vettel dhe Charles Leclerc ndër vite si bashkëpilotë te Ferrari ishte padyshim e veçantë. Monegasku ka deklaruar disa herë se ka imituar disa nga sjelljet e gjermanit, veçanërisht në vitet e para në Cirkuit dhe megjithëse ka pasur momente të vështira, si aksidenti në Interlagos në 2019, marrëdhënia e vlerësimit mes të dyve ka mbetur e pandryshuar. Vettel e kishte ekspozuar veten ndaj Leclerc në të kaluarën, duke e përcaktuar atë si “ylli më i ndritshëm në F1”, duke i bërë gjërat edhe më keq në podcast “Beyond the Grid”.

Kështu i ka përcaktuar cilësitë e Leclerc ish-kampioni i botës. “Charles ka një talent të papërshkrueshëm dhe mënyra se si arrin ta përcjellë atë gjatë xhiros kualifikuese, mënyra se si shtrëngon veten dhe makinën, mund ta përkufizoj si absolutisht fantastike”, një çertifikatë tjetër vlerësimi nga gjermani i cili pikërisht në këtë 2022 u largua nga bota e F1.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme