Fest 62-Adriana Matoshi: Skena e festivalit më rriti

Muzikë | 3 vite më parë

Për 4 netët me radhë Pallati i Kongreseve, i cili është kthyer në një simbol të kulturës muzikore, u shndërrua në qendrën e vëmendjes ku artistë të shumtë u ngjitën në skenën e tij për të interpretuar live me orkestrën e RTSH-së në edicionin e 62 të këngës.

Këtë vit, një nga yjet që ka ndritur në rolin e prezantueses ishte Adriana Matoshi, aktorja dhe deputetja e njohur nga Kosova. Ajo bëri një paraqitje të shkëlqyer gjatë netëve  të festivalit, ne një status te gjate ne rrjetet sociale  aktorja kosovare tregon  emocionet qe përjetoi me drejtimin e festivalit te 62.

Ndër të tjera ajo shprehet më duhet ta them hapur se këto 4 netë  të festivalit dhe ditët e provave  kanë qenë një shkollë e përshpejtuar dhe e ngjeshur e të gjitha arteve qe kam besuar se i zotëroj. Duhet ta dimë se përvoja e festivalit është plotësisht diçka tjetër që nuk është e krahasueshme me asnjë nga punët e tjera të një artisti.

“Unë këto javë u rrita për shumë vite faleminderit RTSh faleminderit Shqipërisë“, përfundon statusin e saj aktorja Adriana Matoshi.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme