Fest 62-Këndi i Radio Tiranës, Myferete Laze: Të rinjtë kanë kohën dhe talentin e tyre

Muzikë | 3 vite më parë

Myfarete Laze, një nga këngëtaret e njohura të muzikës shqiptare, si dhe një nga protagonistet për një kohë të gjatë nëpër Festivale, ka ndarë emocionet e saj në “Këndi i Radio Tiranës” në RTSH 24 dhe Radion Tirana 2 nën moderimin e Andri Xhahut, Irma Ndreut dhe Jerina Sakajt foli për emocionet pas interpretimit të këngës në festival.

Myfarete Laze u shpreh se festivali ka autoritetin e tij dhe një përgjegjësi të madhe. Ajo theksoi se tashmë e kanë radhën brezat e rinj.

“Festivali është festival, ka hijen dhe përgjegjësinë e vet. Nuk e di pse në festival kam pasur gjithmonë emocione sepse ka autoritet tjetër edhe njerëzit që e ndjekin janë besnik të festivalit. Nuk ishte zgjedhje e stafit por ishte zgjedhje e jona. Unë e zgjodha këtë djalë për të kënduar dhe ai më thotë unë e kam për nder që këndoj me ty dhe unë i them të njëjtën gjë sepse ai këndon kaq bukur.

Po nuk erdhën zëra të ri në festival nuk ka vazhdimësi, nuk kemi pse ta mbajmë peng festivalin, koha jonë ka qenë e jona ndërsa të rinjtë kanë kohën e vet dhe talentin e vet”, u shpreh këngëtarja e njohur Myferete Laze.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme