Festivali Ballkanik i Filmit, Odeoni i Pogradecit një ekran i madh

Ka nisur në Pogradec edicioni i 13-të i Festivalit Ballkanik të Filmit. Këtë vit ka pasur prurje të mëdha për konkurrim por juria ka sjellë në këtë festival vetëm 80 të tillë.
Eno Milkani, drejtori i festivalit thotë se një pjesë e mirë e filmave konkurrues janë filma eksperimentalë.
E veçanta e këtij viti është se gjatë ditëve të këtij festivali në Odeonin e qytetit do të shfaqen filmat e restauruar shqiptarë.
Anëtarët e jurisë ndërkombëtare të këtij festivali thanë se prurjet e bëjnë më interesante këtë ngjarje.
“Unë kam 10 vite që e ndjek festivalin ballkanik të filmit, i cili është tejet i pasur me produkte fantastike, mendoj që është shumë interesante promovimi I këtyre filmave në Francë, që është vendi ku unë vij por dhe shtetet e tjera absolutisht. Mënyra se si ndërtohen këto filma dhe transmetojnë emocione, disa herë me heshtje, disa herë me muzikë, qoftë dhe aktorët me atë çka shfaqin, I bën këto filma shumë interesante“,, tha Emilie Richelle, anëtare e jurisë.
Në natën e pare të këtij festivali është shfaqur dokumentari “Legjendat e Gjolit” bazuar në dorëshkrimet e publicistit të njohur Fatos Baxhaku, realizuar nga Eno Milkani dhe Gerta Qurku.
Gazetar: LLazi Saro
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




