Festivali Folklorik Kombëtar, Elbasani përzgjedh materialin prezantues që do mbahet në Gjirokastër

Grupe folklorike, këngëtarë dhe valltarë morën pjesë në koncertin seleksionues në Teatrin Skampa për të përfaqësuar më pas qarkun e Elbasanit në Festivalin Folklorik Kombëtar që do të mbahet në Gjirokastër.
Në skenën e këtij aktiviteti u sollën vlerat e folklorit, këngëve dhe valleve popullore, si dhe veshjeve tradicionale të Shqipërisë së Mesme.
Trupat e se cilës krahinë performuan përpara një jurie të përzgjedhur nga komisioni artistik I ardhur nga ministria e kulturës.
Sakaq drejtori i kulturës në qarkun e Elbasanit Blendi Gremi ndër të tjera u shpreh i emocionuar se një pjesë e pjesmarrësve i takojnë brezit të ri.
Ndërsa etnologu Thanas Meksi evidentoi faktin se Qarku i Elbasanit ka një pasuri të vyer folklorike dhe në kompeticionin e Gjirokastrës do të përfaqësohet denjësisht.
Festivali Folklorik Kombëtar rikthehet në qytetin e Gjirokastrës pas 8 vitesh ndërsa edicioni i fundit i tij është organizuar në vitin 2015.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




