Festivali Folklorik Kombëtar, gazetari Aleksandër Çipa: Është ndjekur nga 6 medie prestigjioze ndërkombëtare

Kulturë | 3 vite më parë

6 media ndërkombëtare dhe mes tyre kanali prestigjioz i kulturës në Francë por edhe më gjerë, Arte TV ka përcjellë një ndër eventet më të rëndësishme kulturore të Shqipërisë, Festivalin Folklorik Kombëtar. Mediat janë vendosur në qytetin e gurtë të Gjirokastrës ku ditë-pas dite po shpalosen folklori,  trashëgimia shpirtërore, etnografia  e etnomuzika.

“Ka pasur disa raportime nga kanali më i madh kultorologjik i Europës, Arte TV. Në ditën e hapjes së Festivalit ishin prezentë 6 nga televizionet më të rëndësishme ndërkombëtare. Jam i sigurt që në natën finale, interesimi do të jetë shumë më i madh”, tha gazetari Aleksandër Çipa.

Por ajo që ka tërhequr një vëmendje të veçantë tek të huajt është shumëllojshmëria e koreografive. Kështu e përkthen gazetari Aleksandër Çipa interesin e gjerë.

“Një nga vlerësimet konstante ka të bëjë me diversitetin e fuqishëm koreografi, entongrafik, folkloristik, polifonik dhe elementeve të tjera”, u shpreh ai.

Ky Festival rikthehet pas 8 vitesh mungesë .

“I vonuar 8 vite, e zhbëri atë cikël që kishte trashëguar në gati 55 vitet e shkuara”, tha Çipa.

Përveç grupeve  dhe artistëve të Shqipërisë, festivali po bën  bashkë grupe muzikore folklorike nga arbëreshët e Italisë, të shqiptarëve nga Greqia, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe SHBA.

Gazetar: Kreshnik Mersinllari

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme