Festivali Folklorik Kombëtar nga 24 qershori-1 korrik/ Rama: 1200 artistë do të ngjiten në skenë dhe 90 të ftuar special

Më 24 qershor deri më 1 korrik, 1200 artistë do të ngjiten në skenën e kalasë së Gjirokastrës për të performuar në Festivalin Folklorik Kombëtar.
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se janë 90 të ftuar specialë që do të jenë pjesë e festës në ditët e Gjirokastrës.
“Edhe pak ditë nga nisja e Festivalit Folklorik Kombëtar, ku 1200 artistë do të ngjiten në skenë dhe 90 të ftuar special do të jenë pjesë e festës në ditët e Gjirokastrës
Prej 24 Qershorit deri më 01 Korrik ju presim në Gjirokastër #VetëmPërpara”, shkruan Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




