Festivali Folklorik magnet për turistët, mijëra vizitorë kureshtarë për festivalin në Gjirokastër

Në prag të çeljes së festivalit të Gjirokastrës ka një shtim të fluksit të turistëve të huaj dhe vendas, të cilët do të përcjellin dhe netët e festivalit për t’u njohur më nga afër me kulturën tonë popullore që vjen nga lashtësia dhe përcillet nga brezi në brez.
Në kala, rrëzë saj por dhe në dyqanet e artizanëve në Qafë të pazarit sot takuam shumë turistë ,qe jetojnë me atmosferën e festivalit.
“Jam nga Suedia dhe kam dëgjuar që do të zhvillohet Festivali Kombëtar i Gjirokastrës. Do e ndjek me shumë kënaqësi”, tha turistja
“Jam nga Brazili dhe vijë për herë të parë në Shqipëri. Njerëzit këtu më pëlqejnë shumë, sidomos kështjella juaj. Do e ndjek me shumë kënaqësi Festivalin Kombëtar të Gjirokastrës, pasi jam shumë kuriozë të shoh të vjetrën shqiptare dhe traditën”, tha turistja tjetër.
Edhe për artizanët gjirokastritë ashtu si për hotelet, restorantet dhe bujtinat, ritmi i punës është shumë i madh diktuar nga prania e pjesëmarrësve në festival dhe admiruesve të shumtë të artit popullor që vijnë nga brenda dhe jashtë vendit.
Festivali përveçse një aktivitet i madh kulturor është dhe një shans i madh për zhvillimin e turizmit në qytet dhe shtimin e të ardhurave për bizneset .
Pas 8 vitesh mungesë, Festivali Folklorik Kombëtar do të hapë siparin sot në qytetin e Gjirokastrës. 1200 artistë, nga 12 qarqet e vendit, trojet shqipfolëse dhe diaspora do të ngjiten në skenën e ngritur në qytetin e gurtë për të performuar.
Gazetar: L. Fili
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




