Festivali i Artit të Rrugës në Shkodër, lagjia “Perash” u transformua me murale, grafite dhe instalacione

Sociale | 4 vite më parë

Për dy ditë me radhë, rreth 28 artistë nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi u bënë pjesë e “Shkodra Street Art Fest” ndryshe Festivali i Artit të Rrugës, i pari në llojin e tij në vendin tonë, ndërsa një pjesë e pallateve të lagjes së Perashit u bënë epiqendra e punës së tyre përmes muraleve, fotografive, grafiteve dhe instalacioneve shumëngjyrëshe.

Organizatorët thonë se “Shkodra Street Art Festival” synon që në të ardhmen të kthehet në traditë të përvitshme ndërsa qëllimi i tij është ndërveprimi komunitar përmes rikonceptualizimit të hapësirave urbane. Festivali ishte një mundësi e mirë edhe për artistët pjesëmarrës për të shfaqur artin e tyre përmes punimeve të realizuara.

Në përfundim të festivalit, juria përzgjodhi punimet më të mira duke i vlerësuar me çmime, ku të parin e fitoi artisti nga Prishtina, Taulant Qerkini.

Festivali i Artit të Rrugës pati mbështetjen edhe të ambasadës britanike në vendin tonë.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme