Festivali i Këngës në RTSH, nisin përgatitjet për edicionin e 62-të

Kanë nisur përgatitjet e para për eventin më të rëndësishëm të muzikës së lehtë shqiptare, Festivalin e 62-të të këngës në RTSH. Në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar ka filluar transmetimi i spotit përmes të cilit ftohen për tu bërë pjesë e aplikimeve këgëtarët, kompozitorët dhe tekstshkruesit që të marrin pjesë në fazën e parë të edicionit të 62-të të Festivalit të Këngës , i cili vjen çdo fundvit përmes valëve të transmetuesit publik.
Këtë vit është prezantuar logoja e festivalit dhe gjithashtu adresa e e-mailit.
Ashtu si çdo vit, aplikuesi duhet të garantojë origjinalitetin e krijimit muzikor dhe duhet të dorëzojë në e-mailin zyrtar të këtij festivali këngën e plotë, orkestralen bashkë me zërat shoqërues, instrumentalen e kengës, tekstin, si dhe emrat e autorëve. Kënga nuk duhet të jete e gjate më shumë se 4 minuta.
Kërkohet që emrat e autorëve të këngës konkuruese të shoqërohen me një fotografi të artistit apo grupit performues, me biografinë e tyre, si dhe një numer kontakti apo e-maili.
Të gjitha këngët konkuruese, pasi të pranohen, do të kalojnë në një fazë seleksionuese nga një komision i përcaktuar nga bordi i festivalit.
Të gjitha të rejat më të fundit nga festivaliti do të keni mundesi ti ndiqni në rrjetet sociale të Fest- 62 dhe RTSH.
Gazetare: Keti Torroveci
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




