Festivali “Kabaja Myzeqare”, çmimin e parë e merr grupi i sazeve Kozare, Kuçovë

Tradita e sazeve popullore synon të mbajë gjallë muzikën tradicionale të trevës së jugut , Kabaja Myzeqare është ndalur këtë vit në Krutje të Lushnjës.
Për të tretin vit radhazi tingujt e sazeve të shoqëruar me orkestrinat e grupeve pjesëmarrëse jehuan në shpirtrat e banorëve.
7 grupet pjesëmarrëse garuan me sazet e zonës përkatëse. Kërkesat kanë qenë të shumta për tu bërë pjesë e garës por vetëm në këtë audicion pjesëmarrja ishte e kufizuar.
Grupet pjesëmarrëse të Kabasë Myzeqare ishin nga Lushnja, Berati, Fieri, Divjaka, Belshi, Fiershegani dhe Kuçova. Çmimin e parë e mori grupi i sazeve Kozare, Kuçovë.
Gazetare Amela Koçerri
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




