FIA miraton kalendarin 2023

Federata Botërore e Automobilizmit (FIA) ka miratuar kalendarin e garave të Formula 1 për vitin 2023. Gjithçka nis më 5 mars në Bahrein për të përfunduar më 26 nëntor në Abu Dabi. Në mars do të jetë edhe Çmimi i Madh i Arabisë Saudite. Prilli është me tre gara në Australi më 2 prill, Kinë 16 prill dhe Azerbajxhan më 30 prill. Po kështu tre gara në maj, përkatësisht më 7 në Majami, 21 maj në Emilia-Romanja dhe 28 maj në Monako. Qershori përmbledh vetëm dy gara, në Spanjë, pikërisht në Barcelonë, dhe në Kanada.
Korriku është muaji më i ngjeshur me katër gara, përkatësisht në Austri, Britaninë e Madhe, Hungari dhe Belgjikë. Një periudhë pushimi tre javore për t’u rikthyer më 27 gusht në Holandë. Në shtator garohet në Monza, në Singapor dhe Japoni. Tetori i zhvendos pilotët në Katar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Meksikë.
E nëntori, përveç Çmimit të Madh të Arabisë Saudite, ka dhe garën e Brazilit e të Las Vegasit. Ky është kalendari i Formula 1 për 2023.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




