Finalizohet faza e tretë e operacionit “Bjeshkët e Nemuna”, procedohen penalisht dy kryetarë fshatrash

Aktualitet | 3 vite më parë

Dy kryetarët e fshatrave Gjonpepaj dhe Lekbibaj, si dhe përgjegjësit e shërbimit pyjor të këtyre dy fshatrave, janë proceduar penalisht për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre. 

Lajmin e bën të ditur Policia e Shtetit e cila njofton finalizimin e fazës së tretë e operacionit antidrogë “Bjeshkët e Nemuna”.

Nga ky operacion u asgjësuan nëpërmjet djegies, 894 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në zona të pyllëzuara, në territoret e fshatrave Gjonpepaj, Lekbibaj dhe Mserr.  

Policia i ka nisur materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për  kryetarë të fshatrave Gjonpepaj dhe Lekbibaj si dhe përgjegjësit e shërbimit pyjor në këto dy fshatra.

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme