Finalja e Kupës së Greqisë mund të luhet në “Air Albania”

Tifozët e AEK-ut dhe PAOK-ut kanë detyruar drejtuesit e Federatës Greke të Futbollit që të gjejnë një destinacion alternativ për të organizuar finalen e Kupës së Greqisë, e cila do të luhet mes dy formacioneve.
Eventi i programuar për tu mbajtur më 24 maj thuhet se nuk është marrë përsipër nga policia e Athinës. Federata Greke e Futbollit ka kërkuar opsione të tjera dhe sipas mediave të vendit fqinj Qipro ka qenë një nga shtetet, të cilat kanë refuzuar që të mirëpresin një takim si ky.
Sipas “Sport-FM” ka bërë me dije se Federata Shqiptare e Futbollit i ka kthyer përgjigje pozitive homologëve grekë, për të pritur në 24 maj finalen mes këtyre dy skuadrave në “Air Albania”, në Tiranë.
Opsione të tjera janë Serbia dhe Rumania, por vlen të përmendet se vendi ynë është më lehtë i aksesueshëm nga tifozeria e zjarrtë e të dy ekipeve. Destinacioni ynë pëlqehet nga pala greke pasi në po të njëjtin impiant u organizua vetëm pak muaj më parë një finale e rëndësishme siç ishte ajo e Ligës së Konferencës, e cila edhe pse u luajt mes dy ekipeve me tifozeri problematike u administrua mirë nga autoritetet përkatëse.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




