Financat vendore/ Ibrahimaj: 11 bashki ende me probleme financiare

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, gjatë prezantimit të analizës së performancës së qeverisjes vendore për vitin 2022, ka bërë me dije se janë 11 bashki që ende kanë probleme financiare.
Ibrahimaj theksoi se ka patur një ngadalësim të detyrimeve të prapambetura, ku është me 55% në krahasim me vitin 2015, por shtoi se bashkitë me probleme fiannciare janë: Poliçani, Cërriku, Vora, Kavaja, Peqini, Delvina, Libohova, Devolli, Pogradecin Tropoja dhe Dibra.
Ministrja shtoi se do të vendosen kushtëzime për bashkitë, ku ato që kanë detyrime të prapambetura, do të duhet që një pjesë të buxhetit ta kalojnë detyrimisht për këto detyrime.
“Reforma administrativo-territoriale ka sjellë disa benefite sidomos për qytetarët që sot kanë shërbime publike më të mira, qeverisje në komunitete e tyre. Kemi ndjerë rritje të efikasitetit në ofrimin e shërbimeve. Të ardhurat dhe shpenzimet në vitin 2022 janë rritur në krahasim me periudhën para reformës. Buxheti i vetëqeverisjes vendore ka qenë 2.3% e PBB ndërsa sot është 3%. Të ardhurat kanë qenë në rritje për të gjitha kategoritë. 1.5 mld lekë më shumë se në vitin 2021.
Sa i takon detyrimeve të prapambetur, kanë ardhur në ngadalësim dhe stoku i detyrimeve të prapambetura është 55% më i ulët në krahasim me atë që gjetëm në vitin 2015. Statusi i vështirësisë financiare. Kemi disa bashki që e kanë reduktuar stokun e detyrimeve të prapambetura me më shumë se 10%. Poliçani vijon të jetë një bashki me probleme financiare, ndërsa Vora vijon të jetë një bashki me vështirësi financiare. Edhe Cerriku vijon të jetë me vështirësi financiare. Do vendosim kushtëzime për bashkitë ku ato që kanë detyrime të prapambetura do kenë detyrimin që një pjesë të buxhetit ta kalojnë detyrimisht për detyrimet e prapambetura. Kavaja ka vështirësi financiare. Kemi Peqinin, Delvinën, Libohovën, Devollin, Pogradecin, Tropojën dhe Dibrën të cilat janë me probleme financiare”, tha Ibrahimaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




