Finlanda e Suedia kërkesa për t’u anëtarësuar në NATO, Meta: Qeveria të marrë masa për përfundimin sa më parë të procedurave

Politikë | 4 vite më parë

Presidenti Ilir Meta ka mbështetur kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO. Me një postim në Facebook, Meta i bën thirrje Qeverisë dhe Kuvendit që të marrin masa për përfundimin sa më parë të procedurave, për miratimin sa më të shpejtë të kërkesave së të dy vendeve.

Për Metën, anëtarësimi i në NATO i Finlandës dhe Suedisë, do të forcojë sigurinë.

“Mbështes fuqimisht kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, të paraqitura sot zyrtarisht Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg nga Ambasadorët respektivë.  I bëj thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë të marrin të gjitha masat për përfundimin sa më parë të procedurave dhe akteve përkatëse ligjore në funksion të miratimit sa më të shpejtë të kërkesës së dy vendeve për anëtarësim.  Anëtarësimi në NATO i  Finlandës dhe Suedisë, dy vende të konfirmuara si kampione të lirisë dhe të të drejtave të njeriut, do të forcojë sigurinë e përbashkët dhe do t’i japë një vlerë të shtuar parimeve demokratike që e bëjnë NATO-n, Aleancën më të madhe dhe të suksesshme politiko-ushtarake në botë”, shkruan Meta.

Suedia dhe Finlanda kanë dorëzuar zyrtarisht sot (18 maj) kërkesat e tyre për t’u anëtarësuar në NATO.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme