Finlanda pjesë e NATO-s/ Xhaçka: Një aleancë më e fortë, mirëpresim edhe Suedinë

Politikë | 4 vite më parë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ka përshëndetur anëtarësimin e Finlandës në NATO. Përmes një postimi në rrjete sociale, Xhaçka shkruan se pas Finlandës, mirëpret që edhe Suedia të jetë pjesë e Aleancës, duke e bërë NATO-n më të fortë.

“Finlanda zyrtarisht pjesë e NATO-s. Ky është një 74-vjetor historik për Aleancën tonë. Nga anëtarësimi i Finlandës në NATO përfitojmë të gjithë ne, duke e bërë Finlandën më të sigurtë dhe NATO-n më të fortë. Mirëpresim që po ashtu së shpejti edhe Suedia të jetë pjesë e Aleancës”, shkruan ministrja krahas fotove, nga ceremonia. 

Finlanda është bërë këtë të martë anëtari i 31-të i NATO-s. Vendi nordik aplikoi për anëtarësim në aleancën më të madhe ushtrake në botë pasi Ukraina u pushtua nga Rusia. Anëtarësimi i vendit nordik dyfishon kufirin e Rusisë me aleancën më të madhe të sigurisë në botë. Me këtë të fundit Finlanda ndan një kufi prej 1340 kilometrash. 

Bashkë me Finlandën, majin e vitit të shkuar, aplikoi edhe Suedia, por Turqia po bllokon anëtarësimin e saj mbi bazën e pretendimeve se po mbështeste terroristë.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme