Fitër Bajrami, mesazhi i Spiropalit: Të ruajmë jo vetëm besimin, por edhe njëri-tjetrin

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali uroi sot gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
Në një prononcim për median, Spiropali u shpreh se, “për shkak të kohëve jo të lehta, jo vetëm mesazhet për luftën dhe për paqen, por edhe mesazhet e përditshmërisë, e asaj që duhet të bëjmë si njerëz, si shoqëri, janë shumë të rëndësishme”
Dhe për këtë, nënvizoi ajo, komunitetet fetare, Komuniteti Mysliman dhe të gjithë besimtarët kanë vlerën e tyre të padiskutuar”.
“Ky mesazh përcillet tek çdo familje që ne ta ruajmë jo vetëm besimin, por edhe njëri tjetrin dhe të japim më shumë për shoqërinë tonë, duke mos harruar ata që janë të pamundur, duke solidarizuar që kanë më pak dhe duke bërë politika sa më të mira për të mbërritur tek sa më shumë njerëz”, tha ministrja”, përfundoi në mesazhin e saj Spiropali.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




