Fiter Bajrami, mijëra besimtarë myslimanë falin namazin te sheshi ‘Skënderbej’

Pas 30 ditësh agjërim në muajin e shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë këtë të mërkurë (10 prill) Fitër Bajramin. Mijëra besimtarë kanë kryer faljen e namazit në xhamitë dhe sheshet kryesore të vendit.
Sipas besimit mysliman, në këtë ditë Allahu shpërblen besimtarët për gjithë sakrificën e tyre gjatë muajit të Ramazanit.
Besimtarët myslimanë janë mbledhur mëngjesin e sotëm në sheshin Skënderbe për të falur namazin për Fiter Bajramin. Në orën 06:55 sipas njoftimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë është lexuar Kurani vazhdon me një ligjeratë, faljen e namazit dhe Hytbe.
Radio Televizioni Shqiptar uron të gjithë besimtarët myslimanë Gëzuar Fiter Bajramin.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




