Fiter Bajrami, palestinezët falen mes rrënojave të Gazës

Botë | 3 vite më parë

Në ditën e shenjtë të Fiter Bajramit palestinezët u mblodhën për t’u falur mes rrënojave të ndërtesave të Gazës së shkatërruar nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit. Të uritur dhe të dëshpëruar nga një luftë që nuk i dihet fundi, ka prej tyre që falënderojnë Zotin  që pavarësisht gjithckaje, iu mundësoi të falen në këtë ditë të veçantë.

Edhe mëngjesin e kësaj të mërkure, izraelitët ndërmorën sulme ajrore ndaj enklavës së rrethuar. Sulmet, sipas izraelitëve,  goditën dhjetëra celula terroriste, duke vrarë shumë militantë dhe duke shkatërruar infrastrukturën e tyre.  Por ndërkohë katër fëmijë humbën jetën në kampin e refugjatëve Nuiserat si pasojë e tyre.

Dhjetëra mijëra palestinezë ndërkohë u mblodhën në xhaminë Al Aksa në Jerusalemin lindor të aneksuar nga izraelitët, ku një prej tyre u shpreh se ky ishte Bajrami më i trishtë që kishte përjetuar.

“Zakonisht vijmë në Al Aksa për të festuar. Këtë vit erdhëm për të mbështetur njëri-tjetrin”, u shpreh një tjetër në mjediset e xhamisë që është vendi I tretë më I shenjtë në islam.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme