Fitorja e mandatit të katërt qeverisës, Rama mbledh qytetarët te Sheshi Skënderbej: Ju falenderoj përgjunjësisht për besimin

Zgjedhje 2025 | 1 vit më parë

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të mërkurë (14 maj) në orën 19:00 në Sheshin Skënderbej simpatizantët dhe strukturat e partisë për të festuar fitoren e 11 majit.

Kreu i qeverisë ka falënderuar qytetarët për besimin që i dhanë duke i siguruar PS-së mandatin e katërt qeverisës.

“MIRËMËNGJES dhe duke ju rrëfyer se s’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar sonte në 7 në Sheshin Skënderbej, ju falenderoj përgjunjësisht për besimin e patregueshëm e ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Partia Socialiste ka siguruar deri në këto momente 83 mandate, duke tejkaluar shifrat e 2021-shit, me 9 mandate më shumë.

775641 vota i janë besuar socialistëve nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. Deri mëngjesin e kësaj të mërkure, nga diaspora janë numëruar 79409 zarfe nga 194889 në total.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme