Fitorja e Shqipërisë i kalon kufijtë

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Shqipëria mposhti në stadiumin Kombëtar Republikën Çeke me rezultatin 3-0 dhe tashmë i duhen vetëm dy pikë në dy ndeshjet e mbetura, ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, për të siguruar matematikisht kualifikimin në europianin e Gjermanisë.

Një sukses i tillë ka bërë jehonë në shumë prej gazetave më të rëndësishme në Europë. Goal Italia ka shkruar një artikull për Jasir Asanin me titullin: “Si po e tërheq Asani Shqipërinë drejt Euro 2024: lojtari mëngjarash që vlen një ëndërr”.

Calcio Lecce shkruan me elozhe për lojën që zhvilluan kuqezinjtë:  “Shqipëria magjeps dhe sheh kampionatin europian: tris ndaj Çekisë, Ramadani asiston në golin e parë. Gazeta katalanase “Mundo Deportivo” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë me titullin: “Goleadë e Shqipërisë, Sylvinho është gati t’i çojë në Gjermani”.

Isport Blesk ka ngelur nw klasw tw gjithw lojtarwt dhe vendos titullin: Shenjat e turpit në Shqipëri: Kuchta i mbytur, ku janë liderët e skuadrës?


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme