Fitues i Çmimit Oskar, ndahet nga jeta aktori i njohur Alan Arkin

Aktori i njohur Alan Arkin, fitues i Çmimit Oskar, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçari. Lajmi u bë me dije nga familjarët e tij, të cilët postuan një mesazh në rrjetet sociale, ku shkruanin: “Babai ynë kishte një forcë unike, si artist dhe njeri. Një bashkëshort, baba, gjysh dhe stërgjysh i dashur, ai u adhurua dhe do të na mungojë shumë”.
I lindur në Bruklin nga prindër emigrantë hebrenj ruso-gjermanë, familja e tij u zhvendos në Los Anxhelos kur ai ishte fëmijë.
Arkin ndoqi Kolegjin Bennington, por u largua për të formuar grupin muzikor, “The Tarriers”, në të cilin ai këndoi dhe luante kitarë. Grupi nuk qëndroi gjatë së bashku, por pati një hit me “The Banana Boat Song” në 1957.
Por aktrimi ishte gjithashtu një pasion dhe Arkin fitoi një çmim Tony për performancën e tij debutuese në Broadway në shfaqjen e vitit 1963 “Enter Laughing” dhe një çmim Drama Desk për regjinë e shfaqjes “Little Murders” të vitit 1968, të cilën ai e drejtoi gjithashtu për ekranin e madh.
Arkin drejtoi gjithashtu versionin origjinal në Broadway të “The Sunshine Boys” të Neil Simon, i cili u shfaq për më shumë se 500 shfaqje.
Ai u nominua për Oscar për interpretimet e tij në “The Heart is a Lonely Hunter” (1967) dhe “Argo” (2012).
Së fundmi, Arkin u nominua për çmimet Emmy, Golden Globe dhe SAG për kthesën e tij komike në serialin e Netflix “The Kominsky Method”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




